Ballkani Perëndimor ka vëmëndjen e politikës Europiane.
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, nis ditën e sotme vizitën katërditore në vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe një nga çështjet që do të jetë në fokus është sigurisht zgjerimi i Bashkimit Europian.
Gjatë takimit të liderëve të BE-së në Bruksel në fund të qershorit, Sanchez vendosi të “riaktivizojë, ringjallë dhe rigjallërojë procesin e zgjerimit” për vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo do të jetë vizita e parë e një kryeministri spanjoll në Serbi pas disa dekadash.