Kryeministri suedez Stefan Lofven është vetëizoluar, pasi një person i afërt me të ishte në kontakt me një person tjetër, i cili u testua pozitivisht. Ai është shprehur se ai bashkë me gruan e tij janë izoluar dhe nuk kanë asnjë simptomë, duke shtuar se do të testohen sa më shumë që të jetë e mundur.
“Ngjarjet po shkojnë shpejt në drejtimin e gabuar. Gjithnjë e më shumë njerëz janë të infektuar. Gjithnjë e më shumë njerëz po vdesin. Kjo është një situatë e rëndë. Me këshillë mjekësore, gruaja ime Ulla dhe unë qëndrojmë të izoluar për ca kohë. Ne jemi mirë dhe nuk kemi asnjë simptomë. Sipas rekomandimeve të zyrtarëve shëndetësorë, ne do t’i nënshtrohemi një testi koronavirus sa më shpejt të jetë e mundur. Është e vetmja gjë e përgjegjshme që mund të bëhet në këtë situatë,”-ka thënë ai.
Ndërkohë që disa prej vendeve të Europës kanë nisur karantinën e dytë për të shmangur përhapjen e virusit, Suedia ka tërhequr vëmendjen në të gjithë botën duke mbajtur shkolla, qendra fitnesi dhe restorante të hapura dhe duke mos u kërkuar njerëzve të mbajnë maska. Ndësa javët e fundit, qeveria ka vendosur një grup deri në tetë persona mund të ulen së bashku në një restorant.
Suedia në total ka regjistruar 141,764 persona të infektuar me Covid-19, ndërkohë që numri i njerëzve që kanë ndërruar jetë është 6,002.