Teksa PD ka njoftuar një protestë për të hënën, punonjësit e shërbimit në godinën e jashtme të qeverisë kanë filluar të vendosin mbrojtëse hekuri për sigurimin e objektit.
Dyert e Kryeministrisë u blinduan mbrëmjen e së shtunës me panele metalike.
Sipas PD-së, aksioni opozitar do të zhvillohet në formë javore, me një platformë parlamenti, podium dhe foltore në Bulevardin e kryeqytetit, ndërsa thirrja për një protestë kombëtare do të bëhet në javët e ardhshme.
