Për herë të parë që prej marrjes së postit, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç do të zhvillojë këtë të hënë një vizitë në Veri të Kosovës. Po ashtu Brnabiç do të ndalojë edhe në Mitrovicë, Zveçan dhe Leposaviç.
Vizita është paralajmëruar më 1 shtator, në përputhje me Marrëveshjen për Vizita Zyrtare.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti më herët ka folur në lidhje me vizitën e kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiç në veri të vendit. Ai u shpreh se Brnabiç nuk duhet të japë deklarata përçarëse që mund të sjellin tensione dhe destabilizim.