Mijëra njerëz pushtuan qendrën e Beogradit mbrëmjen e së shtunës, në një protestë antiqeveritare të thirrur nga forcat opozitare.
Ndaj edhe kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, thotë se është e gatshme që të japë dorëheqjen. Përmes një reagimi në Twitter, ajo ka shtuar se kjo nuk është pranuar nga presidenti Aleksandër Vuçiç. Ndër të tjera shtoi se nuk është kundër zgjedhjeve.
“Duke marrë parasysh shkrimet e mediave, për të qenë të qartë, në çdo moment jam gati të jap dorëheqjen si kryeministre dhe presidenti i Serbisë Vuçiç e di këtë dhe për momentin refuzon. Ndoshta ai do të ndryshojë mendje”, shkruan ajo në Twitter.