Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç mohon gjenocidin në Kosovë gjatë periudhës së luftës në vitin 1999.
Teksa u pyet për shifrat dhe jetët e humbura gjatë luftës, Bërnabiç tha se numrat që përmenden vazhdimisht nuk ekzistojnë. Sipas saj, krimet nuk kanë ndodhur.
“Në Kosovë dhe Metohi nuk ka ndodhur gjenocid. Nuk ka asnjë dënim apo rast që lidhet me këtë gjë. Territori i Kosovës dhe Metohisë deri sot është një prej territoreve post konflikti me më së paku persona të kthyer nga gjithë zonat e pas luftës në botë. Në vitin 2014 kishte një masakër. U rrënuan kisha e manastire, u vranë 8 serbë dhe janë dëbuar thuajse gjithë serbët nga territori i jugut të Ibrit, është bërë pastrim etnik i qyteteve. Prishtina, Gjilani, Gjakova dhe të tjerë”, tha Brnabiç gjatë pjesëmarrjes së saj në Forumin e Prespës në Ohër.