Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kryen vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, komisionerja 10 vjet pa paguar faturën e energjisë elektrike

09:13 / May 2, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Suela Zhegu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisionerja e Vetingut, Suela Zhegu, rezulton se është në borxh me mbi 3 milionë lekë të vjetra energji elektrike, të papaguara pranë OSHEE-së për periudhën 2011-2019, në një prej katër apartamenteve në pronësi të saj.

Zhegu, ish-zyrtare në Inspektoratin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i shpëtoi shkarkimit nga detyra në vitin 2015, kur nisi fushata e largimeve nga administrata të punonjësve, të cilët rezultonin debitorë nga Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Përkundrazi, juristja Zhegu u promovua fuqishëm kur, në vitin 2017, u zgjodh një prej 12 Komisionerëve që kryejnë aktualisht vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë.

“Boldnews” ka publikuar një faturë të energjisë elektrike të muajit Shkurt 2019, të një apartamenti të regjistruar në emrin e Idi Zhegu, bashkëshort dhe bashkëpronar me 50% të kësaj pasurie të paluajtshme me Suela Zhegun, komisionere e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në këtë faturë, rezulton se Idi Zhegu (dhe Suela Zhegu) kanë një detyrim në vlerë 312 mijë lekë të reja (mbi 3 milionë lekë të vjetra).

Po sipas kësaj fature, për apartamentin e ndodhur në rr. ‘Hodo Beg” në Tiranë, detyrimi është i mbartur që prej vitit 2011. Konkretisht, në vitin 2011, detyrimi ka qenë 153 mijë lekë të reja. Deri në Shkurt 2019, këtij detyrimi i janë shtuar edhe 23 mijë lekë të reja konsum energjie elektrike.

Së bashku me kamatë-vonesat, detyrimi i Idi dhe Suela Zhegut arrin në rreth 3.2 milionë lekë të vjetra në fillim të vitit 2019.

energji prokurore Suela Zhegu vetting
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.