Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kryepeshkopi Joan Pelushi dhe miqësia me Ramën: Thirrja hyjnore në kohën e diktaturës

09:36 / April 5, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1743836977xjoanjpg 932
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pak ditë pas fronëzimit në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Kryepeshkopi Joan Pelushi ishte sot i ftuar në Podcastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama. Kryepeshkopi tregoi si i lindi dëshira për t’u bërë prift në një kohë të paimagjinueshme në vitet ’80, kur në vendin tonë ishte ende diktatura komuniste. Rama kujtoi bisedat me kryepeshkopin, Joan Pelushi të zhvilluara në rrugët e Myslym Shyrit në Tiranën e viteve të errëta të diktaturës, kur liria e besimit ishte një ëndërr e largët, teksa ky i fundit i shprehu dëshirën se do të bëhej prift.

”Në ato kohë askush nuk e mendonte që një ditë do të mund të dilnim në botën e lirë e të praktikonim besimin tonë”,-tha Rama, duke treguar se ishte pikërisht Kryepeshkopi ai që, me një bindje të palëkundur, i kishte thënë: “Unë do të bëhem prift”.

Në një bisedë plot ndjeshmëri dhe thellësi shpirtërore, Kryepeshkopi Pelushi tregoi se ishte rritur në një familje jo fetare dhe se në rininë e tij kishte nisur një udhëtim të brendshëm përmes leximit, duke kujtuar se leximi i Ungjillit në vitin e katërt të gjimnazit i riktheu gëzimin e fëmijërisë dhe ndryshoi përgjithmonë jetën e tij.

“Unë vij nga një familje shumë e madhe dhe jo e krishterë, në atë kohë nuk praktikohej asnjë lloj besimi. Nuk ishte konvertim, nuk ekzistonte asgjë. Në rini më pëlqente të lexoja pafund. Njeriu është qenie e etur, por varet çfarë uji pi. Kur lexova për herë të parë Ungjillin, në vitin e 4 të gjimnazit ndodhi diçka thellë brenda meje. Mu kthye sërish gëzimi i fëmijërisë.

Falenderova Zotin që më ktheu gëzimin. Në atë çast jeta ime ndryshoi. Pata fatin të njihesha edhe me njerëz që kishin akses në libra akoma më të avancuar. Dhe së bashku me Petro Zhejin pothuajse kemi lexuar të gjithë bibliotekën te rruga e Elbasanit dhe kishte libra të vyer. Dhe këtë e kuptuam më vonë kur dolëm jashtë në Itali e Amerikë. Në shkollën ku shkova pashë që pjesën më të madhe të librave e kisha lexuar. Bindja për t’u bërë prift lindi atëherë”.

joan pelushi kryepeshkopi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.