Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas, i cili u transportua me avion nga Tirana mesditën e së premtes, ndodhet i shtruar në spitalin “Ungjillëzimi” të Athinës, në gjendje kritike për jetën, bëjnë me dije mediat greke.
Shëndeti i Kryepeshkopit të Shqipërisë është përkeqësuar mbrëmjen e së shtunës, ndërsa ekipi mjekësor i spitalit, i drejtuar nga profesoresha e Pulmologjisë dhe Kujdesit Intensiv, Anastasia Kotanidou, vijon monitorimin e tij.
Para shtrimit në spital në spitalin Ungjillëzimi, hierarku 95-vjeçar, i cili ka një histori të komplikuar mjekësore, kishte shfaqur simptoma të virusit.
Ai u shtrua fillimisht në një spital privat në Tiranë. Megjithatë, mjekët raportuan se pas përkeqësimit të shëndetit të tij, për shkak të hemorragjisë në gastrit, u vendos transferimi i tij në Greqi për të marrë kujdesin e specializuar mjekësor.