Kryepolici Ilir Proda ndryshon përsëri radhët e Policisë së Shtetit. Këtë herë kryesisht në nivel komisariatesh në Tiranë, Shkodër ku ka problematikë me Thethin dhe Kukës. Ndryshimet më të mëdha janë bërë në kryeqytet, në Komisariatet nr. 1, 2, 4, 5 dhe 7.
Një ditë më parë u konfirmua në detyrë pas garës edhe Përparim Dema, si shef i Komisariatit të Rinasit, që mori 73 pikë në total.
Gjithashtu ishte e hapur gara dhe aktualisht, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka përfunduar procesin e vlerësimit, ku u përzgjodhën 17 kandidatë që kaluan pragun minimal të pikëzimit prej 70 pikësh, duke hyrë në listën përfundimtare të emërimit të mundshëm, në një nga postet për Komisariatin nr. 2 në Tiranë, Rinas, Himarë, Cërrik, Komisariatin e Kufirit Dibër apo Komisariatin e Kufirit Sarandë.
Emërimet e bëra nga kryepolici Ilir Proda:
-Idriz Daulle, nga zvdrejtor i rendit në DVP Tiranë, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 5, Tiranë
-Besmir Qebini, nga Shef Komisariati i Policisë nr 5, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kukës
-Bekim Lika, nga Shef i Komisariatit të Policisë Kukës, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër
-Ermal Kenaçi, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 2, Tiranë
-Feliks Hoda, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, Tiranë
-Ervis Gjoshi, nga Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, emërohet Zëvendësdrejtor për Rendin në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë
-Robert Losha, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 7, Tiranë.
-Elton Shahini, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 1, Tiranë
