Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kryepolici Rrumbullaku takim me Presidentin e Policisë së Landit të Bavarisë në Tiranë: Siguri në çdo skaj

18:50 / July 31, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 screenshot 8 1722443961
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku zhvilloi një takim me Presidentin e Policisë së Landit të Bavarisë në Gjermani, Michael Schwald, gjatë vizitës së tij në Tiranë, për të diskutuar marrëdhëniet mes dy organizatave policore dhe forcimin e bashkëpunimit në të ardhmen. Rrumbullaku bëri një panoramë të gjendjes së sigurisë në Shqipëri dhe angazhimit të Policisë së Shtetit për të garantuar rendin dhe parandaluar e goditur krimin.

“Shifrat e larta të turistëve vit pas vit, përfshirë ata gjermanë, janë dëshmi e qartë e sigurisë publike që mbizotëron, jo vetëm në qytetet kryesore e zonat bregdetare, por në çdo skaj të vendit. Angazhimi i Policisë së Shtetit, në funksion të turizmit, është madhor, veçanërisht në periudhat kur numri i qytetarëve të huaj, të cilët hyjnë në Shqipëri, është shumë i lartë”, u shpreh drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Rrumbullaku nënvizoi se patrullimet e përbashkëta mes policisë shqiptare dhe policive të vendeve me numrin më të lartë të turistëve në Shqipëri kanë qenë rezultative dhe një eksperiencë që duhet shtrirë edhe me Gjermaninë.

Presidenti i Policisë së Landit të Bavarisë në Gjermani, Michael Schwald, vlerësoi bashkëpunimin me policinë shqiptare dhe mbështeti propozimin për patrullimet e përbashkëta, një eksperiencë që funksionon me Francën, Spanjën dhe Kroacinë. Drejtuesit e të dy policive disktuan edhe mbi thellimin e bashkëpunimit në fushën e hetimit të krimit, si dhe mundësinë e ngritjes dhe funksionimit të Skuadrave të Përbashkëta Hetimore.

Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.