Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan QC, i ka thënë BBC-së se dëshiron që hetimi i organizatës për krimet e luftës në Ukrainë të kryhet shpejt dhe me drejtësi. Duke folur për BBC në Kiev, ai tha se kishte nevojë që “drejtësia ndërkombëtare të jetë më e shpejtë, më efektive dhe të ketë ndikim në jetën e njerëzve”.
Khan tha: “E drejta ndërkombëtare nuk është e përsosur. Unë do të bëj gabime. Drejtësia është kudo, por ne do të përpiqemi të ndërtojmë në mënyrë efektive rastet në mënyrë që të arrijmë tek e vërteta”.
Khan tha se ekipi i tij do të fillojë me hetimin e krimeve të dukshme, të cilat ai i quajti “fruta të varura”, në një përpjekje për të përshpejtuar ndjekjen penale. Ai u bëri thirrje gjithashtu udhëheqësve botërorë që të mbështesin punën e ICC-së në Ukrainë, duke thënë se ata duhet të shfaqin “një gatishmëri politike për të mos humbur vëmendjen dhe për të kaluar në krizën e ardhshme.
“Nëse kemi fokusin, drejtësia nuk mund të jetë një mirazh. Ajo do të jetë diçka që mund të realizohet, sado e vështirë të jetë.”