Kryeprokurorja e Tiranës Elizabeta Imeraj ka deklaruar sot gjatë një interviste televizive se divorci mes saj dhe bashkëshortin nuk është bërë në funksion të Vetingut.
Duke folur në emisionin “Opinion”, Imeraj hodhi poshtë zërat dhe pretendimet e përfaqësuesit të Ndërkombëtarëve Theo Jacobs. Ajo ka mohuar të ketë përgjuar përfaqësuesin e ONM Hans Kijlstra, sikurse u akuzua nga kolegu i tij Theo Jacobs.
Imeraj tha se është e gatshme të hetohet mbi gjithçka, bazuar në prova dhe fakte konkrete.
“Nëse pretendohet një përgjim i realizur dhe i adresohet një personi të tillë që ka detyrën e drejtuesit të prokurorisë: Nëse është bërë në bazë të veprimtarisë profesionale quhet shpërdorim detyre dhe nëse është bërë në kuadër të veprimtarisë private quhet cënim i privatësisë. Jam gati të hetohem mbi çdo gjë, bazuar në fakte e prova konkrete, por jo mbi letra të sajuara”, u shpreh Imeraj.
Pjesë nga intervista
Imeraj: U kam thënë fëmijëve të më ndjekin sot në intervistë. Absolutisht nuk ka lidhje zgjidhja e martesës me proçesin e Vetingut. Zgjedhja e martesës ka zgjidhur vetëm dy momente kryesore që lidhet me takimet e të atit me fëmijët dhe lënien e përkujdesjes për fëmijët, mua personalisht. Unë kam që nga viti 2018 që i jam nënshtruar proçesit të Vetingut. Çdo ditë të jetesës, raportet financiare, takimet, konktaktet, përfshirë edhe tabulatet ekonomike, kanë qenë të marrë dhe të administruara me letra. Ajo që ligji kërkon që zgjidhja e martesës të mos ketë lidhje me Vetingut. Janë dy çështje të ndryshme.
Fevziu: Pretendimi është që është divorc “fake” dhe gjithçka vazhdon normalisht
Imeraj: Unë kam nga shtatori 2018 me Vetingun dhe çdo ditë e jetesës sime, e takimeve, kontakteve, përfshirë edhe tabulatet e telefonit tim kanë qenë të regjistruara me letra. Kjo nuk më shqetëson asgjë, por në thelb nuk është e nevojshme të ndahen me publikun arsyet e zgjidhjes së martesës sime. Por ajo që ligji kërkon është që kjo çështje të mos ketë lidhje me Vetingun.