Kievi është zgjuar nga sirenat e alarmit që nuk pushojnë që prej 24 shkurtit. Kryebashkiaku Vitali Klitscho tha se shpërthimet kanë goditur qarkun Shevçenkivski dhe shërbimet e emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Guvernatori i Kievit, Oleksiy Kuleba, tha se sistemet e mbrojtjes ajrore janë funksionalizuar.
Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar pak kohë pas lëshimit të sirenave paralajmëruese për sulme ajrore. Që nga muaji tetor, Rusia vazhdimisht ka shënjestruar infrastrukturën e energjisë ukrainase.