Edi Rama 13 vite më parë, përmes programit politik të Rilidjes, i solli fitoren e tre mandateve qeverisës. Rama e ka gati planin për avancimin me atë që ka nisur vitin e shkuar, duke e quajtur si ri-energjizim të PS.
Vënia në veprim e këtij plani të kristalizuar në mendjen e tij, e konsultuar me këshilltarët ndërkombëtarë, kryesocialisti Rama besohet se mund ta bëjë publik, pa humbur kohë, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare.
Në selinë e PS-së ditët e fundit po flitet për projektin më të ri që mban firmën e Edi Ramës, atë të ngritjes të një Asambleje Kombëtare të PS, vetëm me të rinjtë krahas Asamblesë aktuale. Kjo do të jetë një risi, jo vetëm për PS por edhe për partitë politike në vendin tonë.
Lënien e stafetës socialistëve të rinj sikurse e paralajmëroi në kongresin e fund korrikut, duke i kushtuar shumë minuta 19-vjeçares Helena Kace. Edi Rama besohet se do ta propozojë krijesën e tij më të re politike, Asamblenë e të Rinjve Socialistë.