Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kryetarët e Bashkive Mat e Dibër hedhin poshtë akuzat e Mziut

21:04 / February 14, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mat debora
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Debate të forta ka patur dy ditët e fundit mes drejtuesve politikë të Qarkut Dibër dhe kryetarëve të bashkive. Koordinatori i PD-së Xhelal Mziu ka akuzuar drejtuesit lokal se nuk kanë bërë sa duhet për të përballuar situatën e fundit dimërore. Ndërkohë kryebashkiakët i kanë hedhur poshtë akuzat duke u shprehur se përfaqësuesit e PD-së flasin nga metropoli.

Xhelal Mziu në postimin e tij aludon se: “Situatë e rënduar nga reshjet e borës, në të gjithë qarkun e Dibrës.  Rrugët kryesore për Tiranë, Kukës, Dibrën e Madhe dhe Librazhdin janë të bllokuara! U desh vetëm 40 cm borë për ta “zënë” gafil qeverinë e degraduar të Rilindjes. Të gjitha njësitë administrative Lurë, Reç, Zall-Dardhë, Kala e Dodës, Selishtë, Luzni, Macukull, Derjan, Rukaj, Baz, Xibër, Gurrë, Trebisht, Ostren, Martanesh etj, janë të pa komunikueshëme, pa energji elektrike dhe nën pushtetin e borës! Po për çfarë i duhet popullit Rilindja? Për të vjedhur fondet dhe tjetërsuar votat e qytetarëve? Kjo papërgjegjshmëri “Rilindase” duhet dhe do të marrë fund. Qytetarët e Dibrës, Matit e Bulqizës nuk e meritojnë këtë qeveri! 25 prilli fundi i qeverisë Rama!”

Kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj shprehet se mjetet dhe fuqia punëtore e bashkisë janë në shërbim të qytetarëve prej dy ditësh: “Xhelal ziu flet nga oxhaku dhe shpif në lidhje me fshatrat e qarkut Dibër. Xhelal hajduti mirë do ishte të interesoheshe përpara se të flisje. Në Mat është punuar mbrëmë deri natën vonë dhe sot që në orët e para të ditës mjetet e bashkisë kanë qenë në krye të detyrës. Fshatrat që ti përmend kanë mbështetjen e bashkisë jo me fjalë por me punë konkrete në terren. Në fakt stë vë faj se c’lloj sorollumi që ti je vetëm të vjedhësh dhe të shpifësh se për këto je gatuar!”, përgjigjet Malaj

Edhe kryebashkiaku i Dibrës hedh poshtë akuzat e Mziu. Dionis Imeraj shkruan në fb: “Meqë jeni mësuar vetëm të flini, gënjeni e mashtroni, nuk e përtypni dot faktin që të gjithë strukturat shtetërore janë në këmbë, ditë e natë, duke menaxhuar me përgjegjshmëri maksimale situatën emergjente të krijuar nga reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta në vend. Në qark, dhe konkretisht në bashkinë Dibër po bëhet një punë kolosale, si asnjëherë më parë, nga Emergjencat Civile e të gjithë strukturat e nevojshme për aksesimin e çdo aksi rrugor, nga Kalaja e Dodës e deri në Maqellarë. Është fakt që kur qeverisnit Ju, në kohë dimri, Dibra dhe dibranët rrinin të izoluar e në mëshirë të fatit e motit për javë e javë të tëra! “Epoka” juaj e Gjumit, Shkatërrimit dhe Mashtrimit, nuk mund të rikthehet mëVazhdojmë përpara me Punë dhe vetëm Punë!”, thotë kryetari i Dibrës.

bashkive kryetaret mat e diber mziut
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

10:37 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.