Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kryetari i PD-së Mat, tender për Safet Gjicin

13:54 / March 11, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arjan lika
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtor i Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizime të Matit është kryetari i PD-së për këtë qark, Arjan Lika dhe ky i fundit dy vite më parë ka zhvilluar një tender për ruajtjen e objekteve të shoqërisë anonime ku fitues është shpallur firma e Safet Gjicit, pronarit të klubit sportiv Kukësi.

Tenderi daton më 17 maj 2017, kohë në të cilën Gjici ishte nën ethet e garës për deputetët i Partisë Socialiste në qarkun e Kukësit. Kompania e tij shpallet fituese e tenderit me një vlerë afërsisht 8 milionë lekë, ku pjesëmarrëse ishin dhe gjashtë kompani të tjera. Oferta e dhënë nga kompania fituese, pra Gjici, ka qenë e njëjtë në vlerë me atë të tre kompanive të tjera, por ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime e Matit ka zgjedhur të shpallë fitues pikërisht Gjicin. Kontrata është lidhur më 17 maj 2017 nga kjo ndërmarrje që drejtohet nga demokratët. Një ditë më parë kompania e Safet Gjicit, “Eurogjici” u vu në qendër të mediave, pas akuzave që bëri zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa ndaj tij për përiftim tenderash të paligjshëm nga OSHEE Dibër.

Zhupa akuzoi se qeveria po menaxhon paratë e shqiptarëve duke i lënë në duart e funksionarëve të saj, por nga këto dokumente duket qartë se demokratët kanë përzgjedhur po të njëjtën kompani.

Qytetarët e Matit denoncojnë se ujësjellësi i tyre është në mëshirë të fatit dhe nuk ruhet me roje, ndërkohë që në çdo moment kërcënohet nga vandalizmi duke rrezikuar dhe furnzimin me ujë të pijshëm të këtyre banorëve.

WhatsApp Image 2019 03 11 at 13.51.37

mat Safet Gjicin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.