Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kryetari i ri i myslimanëve shqiptarë, zgjedhje nën hijen e Erdogan dhe Gylen

16:14 / March 2, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gylen
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zhvillime të papritura dhe shumë pikëpyetje ngre gara për zgjedhjen e kreut të ri të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Edhe pse disa ditë përpara u krijua bindja se fituesi ishte i paracaktuar nga qeveria, duket se nuk rezultoi kështu. Kryetari i ri është Bujar Spahiu, myftiu i Elbasanit. Ai mori shumicën e votave, plot 59. Ylli Gurra 26 vota dhe Gramoz Blliku 2 Vota. Kanë marrë pjesë në votim 87 anëtarë.

Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman për zgjedhjen e kryetarit të ri nisi paraditen e sotme tek Medreseja e Tiranës. Por pas mesazhit të parë të Bujar Spahiut si kryetar i ri  KMSH-së, ka reaguar ashpër Ylli Gurra, myftiu i Tiranës i cili ishte një prej kandidatëve në garë. Ai që ishte projektuar nga mazhoranca si fitues, në mënyrë të veçantë nga miku i tij Taulant Balla dhe segmente të tjera qeveritare, është shprehur se i gjithë procesi ishte një farsë. Sipas Gurrës kryetari i ri i KMSH-së u imponua nga organizata okulte, duke përmendur këtu edhe gylenistët.

“Kryetari i KMSH nuk mund të zgjidhet nga organizma okultë. U imponua një titullar që nuk ka bërë asgjë në komunitet. Humbje të tëra pronësie. Ajo cka përmenda, organizëm okult, ata të cilët i kanë imponuar komunitetit mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve dhe disa myftinive dhe Shoqërisë Civile dje katapultuan titullarin. Kjo organizatë dihet publikisht. Gylenistët apo Kemalistët nuk janë pa ndikime në këtë rrjedhë ngjarje dhe të tilla katapultime në krerët myslimanë të këtij vendit. Komuniteti nuk është peng i askujt, as i ndonjë qeverie. Në ditët e ardhshme do të ketë zhvillime. Nuk kam arsye që të jap dorëheqjen nga pozicioni i myftiut të Tiranës. Unë jam shqiptar, jam mysliman, ushtari i askujt, as në Anadoll as në një vend. I shërbej vendit tim pa asnjë ndikim nga okultët”-tha Ylli Gurra, i akuzuar shpesh në publik si ‘ushtar i bindur’ i Taulant Ballës dhe Edi Ramës.

Nuk është ende e qartë se cilat janë zhvillimet që paralajmëron Ylli Gurra. Vetë kryetari i sapozgjdhur, Bujar Spahiu, tha se do të punojë për paqe dhe shpresë pasi për këto të dyja ka më shumë nevojë sot Shqipëria. Një ditë më parë u tërhoq befas nga gara kreu i deritanishëm i KMSH-së, Skënder Brucaj. Ndonëse ai e veshi largimin e tij me vizionin e një kleriku që i hap rrugë klerikëvë të rinj, në fakt Brucaj dyshohet se iku pas një presion permanent që atij i vinte nga Turqia. Presidenti Erdogan e akuzonte atë si njeri të Fetullah Gulen, si dhe vazhdimisht i ka kërkuar Edi Ramës të ndërhynte për ta mënjanuar Brucën nga drejtimi i KMSH-së.

Erdogan ka shkuar edhe më tej duke i vënë kusht Edi Ramës se ai s’mund të vinte në Tiranë në inagurimin e Xhamisë së Namazgjasë nëse Brucaj do të mbante ende atë funksion. Për ndërhyrjet qeveritare në zgjedhjet brenda KMSH-së kanë reaguar një ditë më parë edhe përfaqësues të opozitës. Sali Berisha, Genc Pollo e Ervin Salianji ishin në unison kur thonin se qeveria ka paracaktuar Ylli Gurrën për kryetar të ri të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Ndërkohë sot u raportua se edhe një deputet i PS-së, Flamur Golemi, kishte ushtruar presion ndaj Myftiut të Gjirokastrës për të votuar kandidatin Ylli Gurra. Vetë myftiu Armand Islamaj e mohoi diçka të tillë. Reagimi i ashpër i Ylli Gurrës ngre shumë pikëpyetje.

A kemi të bëjmë thjesht me reagimin e një të zemëruari që humbet një garë për të cilën i kishin dhënë garanci qeveritare? Mos ndoshta është vërtet ashtu siç thotë Ylli Gurra se gylenistët ndikuan edhe kësaj radhe për zgjedhjen e kreut të ri të KMSH-së? Për të kuptuar më mirë këtë mbase do duhet të presim reagimet nga Ankaraja zyrtare. Qasja që do të ketë Erdogan ndaj Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, pjesëmarrja ose jo e tij në ceremoninë e inagurimit të Xhamisë së Namazgjasë pritet të hedhin më shumë dritë mbi atë se kush është Bujar Spahiu. U zgjodh përmes një procesi transparent dhe është aty si përfaqësues i myslimanëve shqiptarë apo u imponua nga organizata të cilën Erdogan e ka shpallur si terroriste?/lapsi.al/

kryetari myslymaneve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.