Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kryetari i Vlorës, Dredha refuzon kritikat e Ramës për përmbytjet: Reaguam që në pikën e parë të shiut

19:54 / October 8, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1728408838x8 tetor ditari ora 1900 cl frame 43074 286
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha nuk është dakord me kritikat e kryeministrit Edi Rama, se reagimi i strukturave shtetërore në Vlorë, pas reshjeve të shiut, nuk ka ishte i duhuri. Për ”A2cnn”, Dredha tha se masat janë marrë që përpara nisjes së reshjeve të shiut, por ato kanë qenë me intensitet tepër të lartë dhe të papërballueshme dhe për infrastrukturën e kanaleve të ujërave të larta.

“Situata në Vlorë është drejt normalizimit, që ditën e parë pas katastrofës natyrore. Angazhimi nisi që ditën që ra shiu. Thirra të gjitha drejtoritë, por prurjet ishin të jashtëzakonshme rreth 180 mm shi në pak orë. Angazhimi ka qenë maksimal. Ishim të gjithë në terren. Falënderojmë Ministrinë e Mbrojtjes dhe Bashkitë e Shkodrës, Durrësit dhe Tiranës që na u gjetën në ndihmë. Po shkojmë familje më familje për të evidentuar të gjitha problematikat. Reagimi ka qenë në kohë që në pikën e parë të shiut, por me natyrën nuk mund të hahemi. Këto janë fenomene që kanë ndodhur në mbarë botën, në Slloveni, Kroaci, Bosnje”, tha Dredha.

Kryebashkiaku foli dhe për masat për të ndihmuar familjet në nevojë. ”Kemi mbledhur grupin e emergjencave që ditën e parë të shiut, ku janë ndarë detyrat që të merren masat në kohë reale. Kemi ndarë rreth 300 pako me ndihma ushqimore për familjet në nevojë. Kemi evidentuar dhe rastet kur ka pasur ujë në oborre, kemi reaguar në kohë, por 80% e qytetit është në normalitet”, tha Dredha.

dredha Kryetari i Vlorës Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.