Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo ka organizuar një takim me të rinj nga i gjithë vendi, të cilët janë pjesmarrës të RinCamp 2024, që është kthyer në një traditë të bukur edukuese me qëllim forcimin e zërit të rinisë dhe angazhimin e të rinjve në jetën komunitare. Tavo shprehet se është kënaqësi e veçantë të diskutosh me të rinj të cilët janë frymëzim për të ardhmen.
Postimi i plotë i kryetarit Vangjel Tavo:
Kënaqësi e veçantë të diskutoja sot me të rinj nga i gjithë vendi pjesmarrës të RinCamp 2024. Ky kamp i përvitshëm është kthyer në një traditë të bukur edukuese me qëllim forcimin e zërit të rinisë dhe angazhimin e të rinjve në jetën komunitare.
Shpreh falenderimet e veçanta për Bora Muzhaqi, Ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, dhe të gjithë stafin organizativ për një event kaq të rëndësishëm e të frytshëm për trajnimin e të rinjve, si pjesë e prioriteteve, qëllimeve dhe objektivave të Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2022-2029.
Ndava me këta të rinj të mrekullueshëm e të talentuar se politika nuk duhet parë si konflikt por si zgjidhje, duhet përdorur si një mjet për të ndërtuar një jetë më të mirë dhe më të sigurtë për njerëzit e thjeshtë dhe për zhvillimin e vendit.
Rinia prodhon ide. Rinia sjell risi me mendimet dhe energjinë e saj. Rinia na nxit e na jep forcë të vazhdojmë edhe më tej me punën tonë sepse rinia është e ardhmja. Suksese RinCamp2024! Vangjel Tavo