Emri i vogëlushes nuk ishte zbuluar deri në momentin kur kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi postoi një dedikim për vogëlushen.
Kryemadhi zbuloi se nëna e re Klajda dhe bashkëshorti i saj Ardiani kanë vendosur ta quajnë Greis vogëlushen e tyre.
Klajda u bë mama për herë të dytë! “E rrëmbeva” këtë çast të bukur duke fiksuar në foto dorën e Greis dhe të mamit të saj. Një moment që më emocionoi dhe mbushi me gëzim. Si nënë e dy vajzave e di që si në ditën e parë, por edhe pas shumë e shumë viteve, Klajda dhe Greis do jenë gjithmonë të pandara. Dy fate të lidhura përjetë që do shoqërojnë njëra tjetrën si në ditët e bukura me diell edhe në ato të zymta me shi. Ky është fati i çdo nëne dhe vajzës së saj. Të udhëtojnë bashkë e të ndriçojnë jetët e tyre dhe të njerëzve të dashur! Të rritesh e lumtur në krahët dhe kujdesin e prindërve Greis. Ne të duam shumë.
Kujtojmë se Klajda provoi për herë të parë ndjesinë e të qenurit nënë në vitin 2014, kur solli në jetë djalin e saj të quajtur Luis.