Kthehen në atdhe nga Roma eshtrat e ish-prefektit të Tiranës Qazim Mulleti. Arkëmorti me eshtrat e Milletit ka mbërritur në Portin e Durrësit. Ishte shoqata “Tirona Intellectum”, e cila njoftoi pak ditë më parë se eshtrat e ish-prefektit të Tiranës do të kthehen në Shqipëri.
Familjarët e ish-prefektit e kanë pritur arkëmortin në Port, të shoqëruar nga kreu i shoqatës “Tirana”, ish-prefekti i Tiranës Sadi Vorpsi si dhe juristi Shkëlqim Hajdari, i cili ka qenë koordinator i procesit për kthimin e eshtrave të tij. Ceremonia e rivarrimit të tij do të mbahet në 28 gusht në Shish-Tufinë.
Mbesa e Qazim Mulletit u shpreh mirënjohëse, ndërsa tregoi edhe për vështirësitë e asaj kohë për shkak të regjimit. “Ishte një detyrim familjar, por besoj se është edhe shoqëror. Jam një përfaqësuese e familjes, i jemi mirënjohës të gjithëve. E kemi ditur që jetonte në Romë, por komunikimi me familjen ka qenë i dhunshëm. Nënë e bir u internuan në kampin e Tepelenës. Tregonte për një dhimbje të pakrahasueshme, për hapjen e 300 varreve. Kur u largua e gjithë Europa ka qenë në luftë, nuk kishte ku të merrte familjen. Letra e familjarëve tonë si të xhaxhait, na vinin në adresë me emra të tjerë, miqsh italianë. E ka ndihmuar familjen me pako, me ushqime, por ai vdiq në moshën 62-vjeçare dhe familja i mbeti në internim gjithë jetën”, thaFatbardha.
Ish-Prefekti i Tiranës, familja e të cilit pësoi një persekutim të egër nga regjimi komunist dhe mbi të cilin u hodh aq baltë nga histografia komuniste, ishte varrosur në një magazinë në një qytezë në periferi të Romës.