Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, thotë se kthimi i shqiptarëve nga Izraeli nuk është bërë në kuadër të një operacioni evakuuimi, por një proçedure që çdo vend jua mundëson shtetasve të tij në raste tëtilla të jashtëzakonshme.
Në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, ministri Hasani tregon masat që janë ndërmarrë menjëherë pasi janë informuar mbi sulmin në Izrael.
Denada Jushi: Në 7 Shtator ka pasur një invazion të Palestinës ndaj Izraelit, dhe ditën e djeshme ka pasur një numër të shqiptarëve që janë rikthyer në Shqipëri. Si ndodhi ky kthim dhe a kemi të bëjmë me një operacion të evakuimit të këtye shqiptarëve apo është vetëm një kërkesë e tyre për t’u kthyer në shtetin e tyre?
Igli Hasani: Po bëhen 60 orë që nga momenti që unë kam komunikuar me ambasadoren e Shqipërisë në Tel Aviv dhe më ka treguar për situatën e tmerrshme që është ktijuar nga terroristët e Hamasit dhe jo nga Palestina në shtetin izraelit. Reagimi i parë ka qenë se çfarë qëndrimesh politike do të mbajmë, se si do të komunikojmë me ambasadat dhe çfarë mundësish kemi për të qenë pranë shqiptarëve që gjenden në Izrael. Është krijuar një mundësi shumë e mirë të dielën në mëngjes dhe menjëherë kemi bërë të mundur khimin e të gjithë atyre shqiptarëve që u përgjigjën për të fluturuar drejt Shqipërisë. Kemi ofruar të njëjtën gjë edhe për ata shtetas të rajonit, të cilët gjendeshin në rajon. Nuk ka pasur operacion evakuuimi, por proçedurë që çdo vend ja ofron shtetasve të vet në situata të tilla. Ajo që ka ndodhur, ka qenë kërkesa që i kam bërë ambasadores për të kthyer dhe stafin e ambasadës tonë përfshirë dhe familjarët.