Sot Elvana Gjata feston ditëlindjen e saj të 32-të. Kjo ditelindje festohet pas disa muajve aspak të lehtë për të dhe karrierën e saj. Ajo është rikthyer dy ditë më parë me një shkrim në Instagram pas ngjarjes së bujshme të fillim tetorit të 2018-ës duke marrë mijëra pëlqime e komente që i jepnin kurajo e i kërkonin të kthehej.
Kjo ditëlindje nuk do të jetë dhe aq e zakonshme për Elvanën sic nuk kanë qenë as 2 datat e ditelindjeve te tjera. Elvana vitin e shkuar u rikthye nga SHBA në Tiranë për të festuar ditëlindjen mes 100 miqve të përzgjedhur ku promovoi dhe albumin e saj “3”.
Ditëlindja në 2016-ës Elvana ia dedikoi mikeshave të saj më të ngushta. Ajo së bashku me Besa Kokëdhima, Jonida Vokshin dhe të motrën Migenën festuan Parisit.
Nuk harrojmë tju rikujtojmë 3 shkurti i 2017-ës që shënonte dhe 30 vjetorin e saj të lindjes, e gjeti artisten shqiptare në Paris ku qëndroi në të njëjtin hotel ku qëndorn edhe diva e muzikës Beyonce në “La Shangria Hotel.
Për këtë vit nuk ka asnjë informacion apo surprizë, se ku po e feston ajo ditëlindjen, dhe duke marr parasysh tërheqjen nga rrjetet sociale, vështirë se do mund të zbulojmë ndonjë detaj.
Megjithatë për 32 vjetorin e lindjes,ju servirim fotot më të pëlqyera të Elvana Gjatës në llogarinë e saj në Instagram.