Ronela Hajati ka vënë në dukje komentet negative që bëjnë të tjerët kur shohin dikë në gjendje të gëzuar dhe të buzëqeshur.
Përmes një postimi në “Instastory”, Hajati ka ironizuar të gjithë ata që energjinë apo shfaqjen e saj në rrjetet sociale duke qeshur e lidhin domosdoshmërisht me marrjen e ndonjë substance narkotike apo alkoolit.
“Komenti më idiot shqiptar po të panë duke qeshur: Paske pi içik o jeta. Ku e ble kët mall. Sa paske pi mi”, shkruan ajo.