Ministrja e Financave, Anila Denaj është vënë në siklet sonte gjatë një interviste në studio. E ftuar në “Ekopolitikë”, ajo është pyetur në lidhje me tunelin e Llogarasë, duke i vënën në dukje se nga thesari i shtetit është marrë 20% të shumës së financimit të këtij projekti, ndërkohë që këto para mungojnë edhe pse puna nuk ka nisur. Përgjigja e ministres ka qënë e shkurtër: “nuk jam e përgatitur për këtë pyetje.”
Pjesë nga biseda në studio:
Klodian Muço: Do të shtoja diçka të vogël sa i përket Tunelit të Llogarasë. Ju thoni me të drejtë se nuk më përket mua por një dikasteri tjetër.
Anila Denaj: Unë përfaqësoj qeverinë por nuk kam ardhur e përgatitur për këtë pyetje…
Klodian Muço: Ligji flet qartë: nëse ti do të tenderosh një projekt të caktuar nevojiten që 20% e financimit të këtij projekti të jenë në arkë. Këtë dokument teorikisht e ka firmosur Thesari, Thesari që është nën vartësinë tuaj. Këto para mungojnë sot, si ka mundësi që është firmosur?
Anila Denaj: Nëse pyetjet janë të lidhura me një tender të caktuar unë duhet të dija në avanc, të merrja informacionin juridik. Kjo është praktika më e mirë e gazetarisë, e analistëve. Do ja japim përgjigjen Fatosit (drejtuesi i emisionit) me shkrim.