Ish-kryeministri Sali Berisha tha sonte se nuk ka bërë asnjë gabim me amerikanët, por u shpall “non grata” vetëm për qëndrimin e tij ndaj George Soros.
Pyetje: Vendimi i shpalljes ‘non grata’, pse?
Berisha: Unë jam admirues i bindur për SHBA-të, në mënyrë të padiskutueshme. Po marr vetëm një moment. Richard Shiften erdhi për të kërkuar ndërprerjen e gjyqit. Unë i them ‘nuk e kam këtë kompetencë’. Falja presidenciale mund të bëhet pas. I bëra të qartë se sapo të dënohen, unë mund të ushtroj kompetencat e mia. Ai kërkonte urdhërimin nga ana ime të lirimit të tyre. Më kanë thënë fjalë jo të mira për të. Më erdhi i ndjeri Richard… Unë nuk e kisha tagrin për të plotësuar një kërkesë të SHBA-ve. Pas kësaj, presidenti Klinton më priti në mënyrën më të ngrohte në Shtëpinë e Bardhë. Ia shpjegova ambasadorit Shiften që nuk ishte kompetenca ime. Nëse e kthen Berishën mbrapa në diktaturë, do gjesh një njeri të mirëvendosur në shkencën ku punonte. Kishte publikime nga më seriozet. Dy gjëra më shtynë. E para, ne me shokët e mi flisnim gjithçka pa kufi. Dilnim në kolektiv dhe thonin të kundërtat. E dyta, çdo gjë jepej, partia nuk gabon. Leje pastaj të thoje shoku Enver gabon, dënoheshe me burg. As SHBA-të dhe asnjeri nuk dalin jashtë gabimeve. Gabimet janë të pashmangshme.
Pyetje: Ku gabuat me amerikanët që ju shpallën “non grata”?
Berisha: Unë nuk kam gabuar, por u shpalla ‘non grata’ pas qëndrimit tim për George Soros. Janë ligjvënës amerikanë dhe ish-zyrtarë që thonë të njëjtën gjë. Nuk mendoj se kam gabuar me George Soros, sepse e konsideroj një armik të shqiptarëve. Sot kemi një ‘republikë të Soros’ në Shqipëri. Ku është drejtësia sot? Nëse PD vjen në pushtet, George Soros do shpallet ‘non grata’.