Sot duhej të ishte festa e Çlirimit, por u shndërrua në një ditë tragjike nga pasojat e rënda të tërmetit të 26 nëntorit që goditi vendin.
Ambasada e SHBA, për të uruar shqiptarët në këtë ditë të shënuar ka zgjedhur vargjet frymëzuese të poetit të madh shqiptar, Andon Zako Çajupi.
Postimi i plotë:
Me këto vargje frymëzuese nga poeti i madh shqiptar Andon Zako Çajupi, ne nderojmë Ditën e Çlirimit!
Ku i duket balta m’ë e ëmbël se mjalta?
Në vendin e tij.
Ku munt të gëzojë
dhe me nder të rrojë?
Në Shqipëri.