Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ku ikën të moshuarit?

22:33 / July 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4487
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Emirjon Senja

Piramida e popullsisë e publikuar sipas Censit 2024 është një kambanë alarmi për çfarë na pret gjatë dekadave të ardhshme duke na treguar ndërkohë nivelet e larta të shpopullimit gjatë viteve që lamë pas.

Mosha mesatare tani në Shqipëri ëhtë 42.5 vjeç, me një rritje të ndjeshme krahasuar me Censin 2011, ndërkohë që jetëgjatësia mesatare është rreth 79 vjeç.

Tani le të ndalemi pak këtu.

Ndërkohë që për shkak të përmirësimit të kushteve të jetesës; avancimit të teknologjisë; shërbimeve spitalore; medikamenteve etj., jetëgjatësia mesatare ka ardhur në rritje nga viti në vit në Shqipëri përveç periudhës së pandemisë, papritur duket se kemi një rritje të ndjeshme të vdekshmërisë për një grupmoshë të caktuar.

Krahasuar me Censin 2011 nuk e teprojmë nëse themi se kemi një “shfarosje” të moshës mbi 85 vjeç gjatë viteve të fundit.

Të dhënat e Censit 2011 tregojnë se kemi patur mes 160-180 mijë qytetarë në moshën 85 vjeç e sipër, ndërsa sipas piramides se Censit 2024 kjo grupmoshë është përgjysmuar, ndërsa duket se është zhdukur farë mosha mbi 90 vjeç, e cila në Censin 2011 numëronte rreth 60-80 mijë qytetarë.

Të gjithë kemi patur të afërm apo kemi dëgjuar për të njohur në moshë që kanë humbur jetën në mënyrë të beftë.

Dikush duhet të japë përgjigje se çfarë ndodhi me këto mosha gjatë viteve të fundit.

Duken qartë që nuk janë humbje jete natyrale.

Piramida e popullsisë nuk mund të shkalafitet aq shumë sa ç’ka ndodhur me këto tonën në moshat mbi 80 vjeç thjesht për shkaqe të vdekjeve natyrore.

Dikush nga institucionet përgjegjëse duhet të bëjë një analizë dhe të thotë se çfarë ndodhi.

Ka shumë hamendësime për këtë, por mqs nuk jemi ekspertë të fushës, kemi në dorë të paktën të shtrojmë pyetje: Çfarë e “shfarosi” moshën 85 vjeç e sipër gjatë viteve të fundit ?

IMG 4486

emirjon senja PENSIONISTE
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.