Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka njoftuar se ambasadat dhe konsullatat e Shqipërisë ofrojnë ofrojnë shërbimin e Deklaratës Noteriale për udhëtimin e fëmijëve me njërin nga prindërit apo personin më të afërt të familjes.
Ai thekson se shërbimi ofrohet vetëm online në e-albania.
“Ambasadat dhe Konsullatat e Republikës së Shqipërisë ofrojnë shërbimin e Deklaratës Noteriale për udhëtimin e fëmijëve me njërin nga prindërit apo personin më të afërt të familjes.
Ky shërbim ofrohet vetëm online në platformën e-albania”, shkruan Hasani.