Antidjersa shërben për të mbyllur kanalet e djersës, pra zvogëlon lagështirën. Djersa shkakton erën që stimulohet nga bakteret dhe antidjersa ndihmon për të ulur djersën dhe erën e trupit.
Deodoranti, nga ana tjetër, është një produkt kozmetik që përdoret për të maskuar ose neutralizuar erën e trupit të shkaktuar nga bakteret. Përbërësit aktivë të deodorantit punojnë për të parandaluar bakteret të shtohen, gjë që ndihmon në parandalimin e erës.
Megjithatë, deodorantët nuk parandalojnë djersitjen. Nëse je e shqetësuar për erën e djersës përdor deodorantë që neutralizojnë aromat e trupit.
Nëse je e shqetësuar për djersitjen, kërko antidjersë. Nëse je e pavendosur: nuk ke nevojë të zgjedhësh! Shumë produkte të tilla i kanë të përfshira edhe përbërësit e antidjersës, edhe ata të deodorantit.
Nëse vesh vetëm rroba të zeza: qëndro larg deodorantëve likuid, të cilët lënë shenja në rroba. Provo një formulë me xhel.