Zgjedhja e degëve në Universitet nga studentët, është kthyer temë debati në emisionin “Sot” në “Euronews Albania”. Zv/Dekania e Fakultetit të Mjekësisë, Najada Çomo, tha se në Shqipëri është rritur nevoja për të diplomuar nga degët e mjekësisë, ndërkohë deklaratën e saj e ka kundërshtuar Albano Zhapaj, ekspert arsimi duke thënë se 10 studentë të tij që janë diplomuar në këtë fakultet janë pa punë.
Pjesë nga debati:
Albano Zhapaj: Ku shkojnë studentët?
Najada Çomo: Shqipëria është një treg që ka nevojë për doktorë, për infermierë, farmacistë.
Albano Zhapaj: Kam nja 10 studentë që kanë mbaruar mjekësinë dhe spo gjejnë dot punë, ku janë ato nevojat që t’i sjellë atje.