Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Kujdes, mos festoni shumë shpejt fitoren”, Papa paralajmëron italianët, dikush mund të shkatërrojë mëkatarët

22:29 / June 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
papa francesco
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Papa Françesku, gjatë meshës së të dielës, paralajmëroi italianët që të mos lënë pas dore masat mbrojtëse kundër koronavirusit, edhe pse më e keqja duket se ka mbaruar. Ai u bëri thirrje qytetarëve italianë t’u binden rregullave të qeverisë për distancimin social dhe të përdorin maska.

Papa dha deklaratën pas duartrokitjeve të shumta që shpërthyen në shesh, kur ai tha se prania e besimtarëve, megjithëse e ulët, ishte një shenjë që Italia kishte kapërcyer fazën më të rëndë të pandemisë.

“Prania juaj e vogël në shesh është një shenjë që Italia ka kapërcyer fazën akute të epidemisë edhe pse mbetet e domosdoshme … Por tregoni kujdes. Mos festoni shumë shpejt fitoren, mos festoni shumë shpejt. Ne duhet të ndjekim rregullat në vend sepse ato janë rregulla që na ndihmojnë të shmangim mundësinë që virusi të përhapet më tej”, u shpreh Papa.

“Zoti e krijoi botën e mirë, të bukur, por pas mëkatit bota shënohet nga e keqja dhe korrupsioni. Ne burra dhe gra jemi mëkatarë, të gjithë ne, prandaj Perëndia mund të ndërhynte për të gjykuar botën, për të shkatërruar mëkatarët e ligë dhe të ndëshkuar. Përkundrazi, Ai e do botën, megjithë mëkatet e tij; Zoti e do secilin prej nesh edhe kur bëjmë gabime dhe largohemi prej tij”.

Gati 34,000 njerëz kanë  humbur jetën si pasojë e Covid-19, i katërti vend me numrin më të lartë në botë pas Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Brazilit. Italia hyri në fazën e fundit të lehtësimit të kufizimeve në 3 qershor, kur njerëzve ju lejua të udhëtojnë në rajone. Sidoqoftë, disa italianë kanë shkelur rregullat për distancimin shoqëror dhe përdorimin e maskave në vende publike. Autoritetet kanë paralajmëruar një valë të dytë.

italianet mekataret papa paralajmeron
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

08:39 / February 10, 2026

I ftohti ekstrem në New York la 18 të vdekur

08:12 / February 10, 2026

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.