Debati mbi teknologjinë dhe adoleshentët do të jetë i përhershëm mes prindërit dhe fëmijës, e sidomos në një kohë që interneti po fuqizohet edhe më tej dhe mund të jenë të paktë në numër të rinjtë që nuk kanë një smartphone.
Tashmë kemi hyrë në vitin e ri, dhe kjo do të thotë aplikacione të reja për telefonët e adoleshentëve. Krahash app –ve si Snapchat dhe Instagram, që vazhdojnë të rezistojnë fuqishëm, nuk ka mungesë të rrjeteve sociale, shpërndarjes së videove, apo aplikacioneve që ndihmojnë me detyrat e shtëpisë që janë mjaft popullore por jo të domosdoshme.
Sigurisht që një prind nuk mund të jetë njohës i mirë i çdo aplikacione të ri, por duhet të dijë rreziqet që vijnë, ndërveprimi me të huaj, shqetësimi i anonimatit dhe privatësisë, hapi i parë që duhet. Por gjithashtu është e rëndësishme të dini specifikat se çfarë ka në telefon fëmija juaj. Ja disa aplikacione që ju ndoshta nuk i dini që janë në telefonin e fëmijës tuaj.
BIGO live– është njësoj si YouTube, ku fëmija juaj mund të xhirojë drejtpërdrejtë dhe të tjerët komentojnë.
Çfarë duhet të dijë prindi?
BIGO ka mjaft përmbajtje të rriturisht, përfshi biesa seksi dhe veshje, dhe komentet e përdoruesve shpesh mund të jenë joshëse apo fyese.
BitLife– Në këtë lojë simulimi, personi ka një identitet për të luajtur në të gjithë lojën, që nga fillimi deri në vdekje. Ndërsa luan – dhe karakteri bëhet më i vjetër – mund të bëjë zgjedhje të bazuara në tekst rreth asaj se si të fitojë para, të kaloni kohë dhe të krijojë marrëdhënie me profilet e pretenduara, që në fakt nuk janë të lidhura me njerëz të vërtetë. Këto zgjedhje përcaktojnë nivelin tuaj të lumturisë, shëndetit, zgjuarsisë dhe pamjes. Kur vdes, mund të fillosh nga e para.
Çfarë duhet të dijë prindi?
Kjo lojë mund të ndikojë në sjelljen e përditshme të fëmijës suaj.
Discord– Ajo është e ngjashme me një bord disktuimi njësoj si Reddit, ku njeërzit diskutojnë përmes fotove, videove dhe teksteve. Qëllimi kryesor i platformës është që të jetë në gjendje të bisedojë me ekipin tuaj duke luajtur një lojë online, por njerëzit e përdorin atë si media të drejtpërdrejtë sociale, edhe nëse nuk luajnë.
Çfarë duhet të dijë prindi?
Lehtësia për të parë materiale për të rritur dhe aftësia për të biseduar privatisht me të huaj, e bëjnë këtë lojë të rrezikshme për fëmijën tuaj.