Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Kujdes nga turizmi abuziv”/ Ekspertët: Mos mashtroni, punoni që turisti të kthehet sërish

21:18 / August 2, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjiri i grames
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shifrat e turistëve po rriten dita ditës këtë sezon veror në Shqipëri, të cilët madje e kanë vlerësuar si Maldivet e pazbuluara të Europës.

Veç bukurive natyrore, një nga arsyet kryesore që të huajt e zgjedhin Shqipërinë, është edhe prej namit të përhapur në botë se pushimet këtu kushtojnë lirë.

Mirëpo, krahas fluksit dhe eksperiencave të bukura, ka edhe turistë që bien në grackë nga sipërmarrës abuziv.

Ndryshe nga ofertat që ju paraqiten në faqet e internetit, kur mbërrijnë në vendin e prenotuar zhgënjehen nga kushtet. Programet virtuale me renditjen e bizneseve turistike janë një ndihmesë e madhe për të huajt të cilët bazohen mbi përshtypjet që lexojnë aty.

Për të shmangur komentet negative, agjentët turistikë këshillojnë pronarët e bizneseve të punojnë me synimin që turistët të rikthehen dhe jo për të përfituar për momentin. Gjithashtu, ata rekomandojnë për të huajt kryerjen e një kërkimi para se të përzgjedhin vendin ku do pushojnë.

“Klientët duhet të shohin tek platformat online që sa review ka, nëse a pak nuk merren parasysh, nëse ka shumë, duhet të shohin fotot që kanë hedhur klientët reale, që dalin me data dhe pakënaqësitë që kanë, sepse mund të jenë foto ndryshe në website dhe kur shkojnë zhgënjehen”

Por në kohën e medias sociale ku  komentet arrijnë të ndikojnë në ecurinë e një biznesi, këto skema mashtrimesh nuk do të zgjasin gjatë, pasi të gjithë eksperiencën e dokumentojnë online.

abuzimet ekspertet turizmi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.