Edhe pse festohet që nga shekulli i 19-të shumë pak dihet për origjinën e ditës së 1 Prillit, që në Shqipëri njihet si dita e Gënjeshtrave. Nuk është një festë zyrtare por që “gënjehet” në shumë vende të botës.
Në këtë ditë bëhen shaka praktike ku mashtrojmë të afërmit dhe njerëzit që njohim, po nëpër botë e praktikojën dhe disa media, duke bërë shënimin më poshtë se është gënjeshtër për 1 Prillin, ose duke e sqaruar një ditë tjetër.
Mendohet se në vende të ndryshme kjo ditë ka origjinë të ndryshme, por profesori Joseph Boskin e lidh prejardhjen e saj me periudhën e sundimit të Konstantinit. Sipas tij, në atë kohë ka qenë një shakaxhi i quajtur Kugel, i cili i tha Perandorit se ai mund ta drejtonte më mirë perandorinë. Kështu, Konstantini në kuadrin e shakasë e la Kugel të bëhen perandor për një ditë, pra në datën 1 prill. Vendimi i Kugel ishte të shpallte atë ditë si ditën e gënjeshtrave.
Ky është shpjegimi që në 1983 u botua në Associated Press, por prapë dhe atëherë Boskin e kishte trilluar këtë gjë si shaka për një prillin. Çka do të thotë se ende origjina nuk dihet dhe se shumë njerëz e lidhin dhe me ndryshimet e kalendarit nga ai Julian në atë Gregorian.
Mes vetë njerëzve nuk dihet ende se cila është shakaja më e famshme e 1 Prillit, po në Britani mbahet mend ajo në BBC në vitin 1957. Gjiganti i televizionit britanik raportoi se shkencëtarët në Zvicër kishin zbuluar pemën që prodhonte makarona.