Deputeti Kujtim Gjuzi ka qenë këtë fundjavë në familjen e Liçajve në Shkodër, rivalët e Bajrave me të cilët kanë pasur përplasje të shumta e kanë mbetur mjaft të vrarë.
Dy grupe që kanë tronditur Shkodrën pasi vala e vrasjeve pothuajse një vit më parë dyshohet se ka ardhur si pasojë e përplasjes mes tyre.
Deputeti shkruan se ndihet mjaft i respektuar në këtë familje, ndërsa personi tjetër që i shoqëron në tavolinë, nuk dimë të themi se kush është.
“Ne shtepine mikpritese te Tat lici ne shkodren aristokrate,”- shkruan Gjuzi krahas fotos, duke lënë të nënkuptohet se ka pasur njohje me të vrarin Fatbardh Lici, që ndryshe njihet si Tata.