Deputeti i Partisë Konservatore , Kujtim Gjuzi së fundmi është khtyer në një nga personazhet më hit në rrjetet sociale.
Dy ditë më parë KQZ zbuloi se Gjuzi nuk kishte marrë asnjë votë në zgjedhjet lokale, e përkthyer ndryshe në faktin se as vetë ai nuk ka votuar për Partinë Konservatore.
Ai disfatën në zgjedhje e kalon duke shijuar pushimet. Së fundmi ai është fotografuar në plazh, ku spikat depilimi në dallim me herën e shkuar kur Gjuzi u shfaq në plazh.
Në sy të bie edhe ngjyra e bardhë e Gjuzit, që mesa duket tregon se deputeti e ka keq punën me melaninën në lëkurë. Por edhe kjo kompesohet nga muskujt e barkut, të cilët megjithëse janë të mbuluar nga shtresat e dhjamore, dallohen në prerje që nga larg.