Deputeti Kujtim Gjuzi e konsideron fitore vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për hapjen e kutive të votimit në 11 qendra votimit, ditën e sotme.
“Konservatoret thanë njohim shtetin dhe ja një institucion partiak më në fund thyhet pranon kërkesën e Partisë Kombëtare Konservatore Albania’, shkruan Gjuzi duke ju referuar rinumërimit të kutive të Lezhës sot në KQZ.
Partia Konservatore e Kujtim Gjuzit përfaqësohej në Lezhë në garën për bashki me ish-deputetin Eduard Ndocaj, i cili nuk mundi të fitonte përballë socialistit Pjerin Ndreu.
Më tej, Gjuzi shkruan se shpreson që Partia Socialiste mos të ketë futur duart në kuti gjatë kohes që ato mbaheshin në ruajtje.
“Hapen 11 kuti të votimeve në zonën pilot në Lezhë shpresojmë që PS nuk ka futur duart në kuti gjatë mbajtjes në ruajtje, pra kemi 107 vjet shtet por kemi patur 32 Kryeminstra të pa përgjegjshëm’, shkruan Kujtim Gjuzi.