Qarku i Kukësit është zbadhur nga bora. Pas bllokimit të qarkullimit në aksin Kukës-Shishtavec raportohet se kompania sipërmarrëse ka nisur punën për largimin e gurëve nga rruga.
Në lartësitë 700 metra mbi nivelin e detit ra borë ndërsa temperaturat u ulën ndjeshëm. Aktualisht të gjitha akset rrugore nacionale janë të kalueshme. Energjia elektrike është ndërprerë në disa zona të Kukësit, Hasit e Tropojës për të cilat po punohet nga grupet e punës të OSHEE.
Zonat pa energji elektrike janë: Njësia administrative Kolsh, Surroj, Arren dhe Malzi, fshatrat Topojan Breki dhe Xhaferaj, njësia administrative Topojan Bashkia Kukës. njësia administrative Lekbibaj, Bujan, Llugaj , Bytyç, Fierzë, Margegaj dhe Tropojë, Bashkia Tropojë.Fshatrat Perollaj, Bardhaj, Helshan dhe Kosturr Njësia administrative Golaj, Bashkia Has.