Kukësi ka treguar edhe njëherë se është skuadra më cilësore në kampionat. Ndonëse të besuarit e Duros e kanë parë veten në disavantazh përballë Laçit, kanë gjetur forcat dhe kanë përmbysur rezultatin duke fituar 3-1 në një sfidë vërtet delikate.
Në “Elbasan Arena” takimi është tërheqës dhe Laçi luan mirë duke detyruar portierin Xhika të kryejë dy mrekulli përpara pasigurisë së minutës së 36-të, kur Nuabeuze realizoi golin e epërsisë së bardhezinjve dhe të 15-tin për të në këtë kampionat.
Por verilindorët nuk demoralizohen dhe kundërpërgjigjen menjërherë. Dy minuta më pas Kristal Abazaj barazon shifrat pas asistimit të Et’hemit. Në pjesën e dytë Kukësi luan më qartë dhe realizon dy herë të tjera. Shkurtaj në të 68-ën kalon në epërsi ekipin e Duros ndërsa në të 79-ën Et’hemi i vë kapak takimit me golin e tretë dhe të fundit, që e lejon Kukësit të ngjitet në kuotën e 41 pikëve, 1 më shumë sesa Tirana e vendit të dytë.
Shkurtaj në të 68-ën kalon në epërsi ekipin e Duros ndërsa në të 79-ën Et’hemi i vë kapak takimit me golin e tretë dhe të fundit, që e lejon Kukësit të ngjitet në kuotën e 41 pikëve, 1 më shumë sesa Tirana e vendit të dytë /BW/