Merkatoja në Kategorinë Superiore është drejt mbylljes, e Kukësi nuk dëshiron që të humbë kohë. Klubi verilindor po punon që të bëjë një tjetër afrim. Ai është futbollisti i cili ka luajtur me kombëtaren kuqezi, Valdet Rama.
Nëse do të finalizohet, ky do të jetë një përforcim me mjaft rëndësi për Kukësin. Prej 28 shkurtit të vitit që lamë pas është pa skuadër. 31-vjeçari ka një eksperiencë të madhe duke luajtur për shumë skuadra në Gjermani dhe jo vetëm. Sulmuesi me origjinë nga Mitrovica, ka luajtu 15 ndeshje me Kombëtaren dhe ka shënuar tre gola.