Kukësi shpenzoi 120 mijë euro për dy operacionet e lojtarëve që bleu nga Luftëtari, Eduart Rrocën dhe Vasil Shkurtajn, por nuk kanë fanella për to.
Operacione të kushtueshme këto për futbollin shqiptar, por nga ana tjetër, në klubin verilindor lë për të dëshiruar infrastruktura. Dy blerjet e reja, mesa duket nuk i kanë gati fanellat me numrat dhe emrat e tyre.
Edhe në ndeshjen e sotme ndaj Rostovit, Rroca luajti me fanellën e Shametit, ndërsa Vasil Shkurtaj u hodh në fushë me fanellën e Donjet Shkodrës. Një situatë kaotike me uniformat tek Kukësi, që me siguri do vazhdojë në tokën turke, për t’u zgjidhur vetëm kur ekipi të kthehet në Shqipëri.