Kukësi ka nisur ditën e sotme përgatitjet për vitin 2021. Pas disa ditësh pushim për festat e fundvitit, verilindorët kanë zbritur në fushë për të kryer stërvitjen e parë. Në faqen zyrtare, klubi ka bërë të ditur edhe zv.trajnerin e ri të skuadrës, Anxhelo Molla do të jetë ndihmësi i Hallacit për vazhdimsinë e sezonit.
Postimi i Kukësit:
Skuadra ka nisur sot zyrtarisht përgatitjet për vitin 2021, duke lënë pas pushimet e fundvitit. Ekipi i drejtuar nga Rraman Hallaçi, ka zbritur sot në fushë dhe ka zhvilluar stërvitjen e parë zyrtare.
Para skuadrës u prezantua edhe ndihmësi i Hallaçit, Anxhelo Molla. Stërvitja e radhës do të zhvillohet nesër, ndërkohë që Kukësi luan të shtunën në transfertë ndaj Laçit.