Ndeshja mes Kukësit dhe Tiranës është mbyllur me një sherr në tunelin që shkon drejt dhomave të zhveshjeve, ku janë përfshirë lojtarët dhe stafet e dy skuadrave.
Sipas SuperSport, Kale është konfliktuar me lojtarët e ish-skuadrës së tij në fundin e sfidës dhe verilindorët nuk ia kanë përtuar t’ia kthejnë. Të dy skudarat janë përfshirë në këtë kacafytje në tunelin e “Elbasan Arena”, ndërsa edhe stafet teknike nuk janë kursyer në këtë mes.
Ndërhyrja e policisë ka acaruar më shumë situatën, me bardheblutë që u janë kundërvënë forcave të rendit duke argumentuar se nuk duhej të kishin prekur lojtarët. Pas disa minutave të tensionuar, ku u desh të ndërhynin edhe presidentët e dy skudrave, në stadium u qetësua situata dhe ekipet shkuan në dhomat e zhveshjeve përkatëse.