Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kulla Veneciane në Durrës, Rama ndan pamjet: Qendër e re e informacionit të trashëgimisë së qytetit bregdetar

14:32 / August 29, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 08 29 143144
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kulla Veneciane, një monument simbolik i qytetit të Durrësit, përmes teknologjisë është shndërruar në një qendër fantastike informacioni për qytetin antik. Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook pamje të Kullës, ku historia përjetohet nëpërmjet instalacioneve inovatore në gurët e vjetër të lashtësisë.

“Kulla Veneciane në Durrës, një pikë e rëndësishme referimi historik dhe qendër e re e informacionit të trashëgimisë së qytetit bregdetar, ku mund të përjetoni historinë si kurrë më parë nëpërmjet instalacioneve inovatore në gurët e vjetër të lashtësisë”, u shpreh Rama.

Kulla Veneciane është pjesë e kalasë së Durrësit, e cila në mesjetë konsiderohej si një nga fortesat më të fuqishme të bregut perëndimor të Adriatikut. Në gjysmën e parë të shekullit të XV-të kur Durrësi ishte nën pushtimin e Venedikut, kulla u rindërtua dhe mori pamjen e sotme. Kështjella e Durrësit është shpallur monument kulture, që në vitin 1948.

Kulla Veneciane iu nënshtrua restaurimit pas tërmetit të fortë që goditi këtë qytet nëntorin e 2019-ës. Falë programit EU4Culture, kulla “flet” përmes programeve teknologjike multimediale.

Durrës Rama Veneciane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.