Policia ka vënë në pranga Fatjon Lepurin, i cili ishte shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike.
Blutë e Durrësit bëjnë me dije se 28-vjeçari, banues në Luz të Krujës dyshohet se është autori i kultivimit të 106 bimëve narkotike kanabis, në fshatin Likmetaj, Ishëm, të cilat janë gjetur gjatë kontrollit nga Policia në muajin korrik të vitit 2020.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
