Aktori ka ditëlindjen në të njëjtën ditë me foshnjën e Meghan Markle dhe Princ Harry-t, Archie Harrison Mountbatten-Windsor.
Aktori, i cili mbushi 58 vjeç të hënën, hodhi poshtë thashethemet se do qetë ai kumbari i foshnjës mbretërore.“Thashethemet nuk janë të vërteta,“-tha Clooney për emisionin televiziv “Extra”.
Ylli i Hollywood dhe bashkëshortja e tij, avokatja Amal Clooney, janë prindër të dy fëmijëve të vegjël që do mbushin 2 vjeç pas një muaji.“Nuk dua të bëhem kumbar i asnjë fëmije,“-tha ai. “Unë mezi jam prind. Është e frikshme.”
Clooneys janë pjesë e një rreth miqsh të famshëm të çiftit mbretëror, përfshirë Oprah Winfrey, Serena Williams, Priyanka Chopra dhe David e Victoria Beckham, të cilët ishin në dasmën e tyre vitin e kaluar.