Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kumbaro në Kavajë: Tolerancë zero ndaj zaptimit të plazheve, policia në terren për zbatimin e ligjit

21:20 / June 20, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1750445668 mirelakumbaro
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka vijuar në Kavajë me inspektimet në plazhe. Kumbaro tha se sezoni turistik do të shoqërohet me masa të rrepta ndaj zaptimit të plazheve publike, ndërsa theksoi se sfidë mbetet pastrimi i bregdetit dhe garantimi i aksesit për të gjithë qytetarët.

”Sfidë mbetet pastrimi i plazheve dhe tolerancë zero ndaj zaptimit të plazheve publike, prandaj policia do të jetë në krahun tonë për ta përballuar një sfidë të tillë. Plazhet e Kavajës bashkë me plazhet e Durrësit janë vija bregdetare më e populluar, qoftë me pushues vendas, mysafirë nga Kosova dhe gjithnjë e më shumë edhe pushues të huaj. Me rregulloren e re, subjektet që kanë strukturë akomoduese mund të marrin nën menaxhim parcela plazhi, si vlerë e shtuar për bizneset e tyre të hotelerisë. Është megjithatë, e rënëdësishme të kemi një ndërprerje të vijës së plazheve të menaxhuara, edhe me plazhe publike. Gjithashtu edhe në plazhet e menaxhuara nga subjektet private duhet të respektohet një distancë rreth 7-8 metër nga deti, për qytetarët që dëshirojnë të qëndrojnë buzë detit”, u shpreh minsitrja Kumbaro.

Kumbaro kërkoi nga institucionet të gjejnë mirëkuptim me banorët e pallateve dhe banesave pranë plazheve të mos zaptojnë hapësirat, si dhe kërkoi nga subjektet private të mos tentojnë për t’u shtyrë përtej parcelës së marrë nën menaxhim me kontratë, pasi do të quhet zaptim. Në gjithë vijën bregdetare të Kavajës, janë 73 plazhe publike të cilat, ministrja Kumbaro kërkoi të pajisen me sinjalistikën e duhur nga bashkia.

”Kemi plazhe që prej vitit 2021 janë me kontrata 5-vjeçare menaxhimi, të cilat përfundojnë këtë vit. Nga viti tjetër do të kemi një situatë të përmirësuar të plazheve edhe më në favor të hapësirave publike. Do të duhet të jemi gjithë kohën në komunikim për të sinjalizuar njëri-tjetrin qoftë kur kemi raste të zaptimit të plazheve, qoftë të ndotjes së hapësirave publike. Përtej plazheve, është e rëndësishme të pastrohet edhe pjesa e gjelbërimit dhe pyllit, ku shpesh bëhen vendepozitime për mbetjet”, përfundoi ministrja Kumbaro.

Kavaje Mirela Kumbaro plazh
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.