Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Kumbaro: Synojmë të jemi liderë të rajonit në turizëm!

11:30 / October 12, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
35834424 10156531913741926 7060983151530606592 n 770x470 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

ëvendëskryeministrja Belinda Balluku së bashku me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ditën e sotme kanë bërë një bilanc në përmbyllje të sezonit turistik veror 2024. Ministrja Kumbaro bëri me dije se për periudhën janar-shtator, në vendin tonë kanë hyrë 9.7 milionë vizitorë të huaj. Sa i përket projektit të madh “Shqipëria turistike 2030”, ministrja Kumbaro tha se Shqipëria synon në shkojë në stacion si lidere e turizmit në rajon.

Kumbaro: Jemi këtu për të bërë një lloj bilanci. Sot jemi për të bërë një përmbledhje të sezonit veror 2024. Punët për vitin tjetër kanë nisur që në gusht, pa mbaruar ky sezon. Dua të ndaj me ju projektin tonë të madh “Shqipëria turistike 2030”, që është një stacion për të cilin gjithmonë e më shumë flasim në finishin e të cilit synojmë të shkojmë si lider të turizmit në rajon. Nuk e kam fjalën për flukset e mëdha të hyrjeve turistike edhe pse nuk e fsheh që 9.7 milionë vizitorë të huaj me të cilët u mbyll shtatori, le të themi që 2023 e kemi mbajtur për një vit rekord. Nuk janë vetëm shifrat ato që i mbajmë për tregues të turizmit që rritet, por edhe cilësia, standardet e mikpritjes që do të jenë trguesit më të rëndësishëm. Kemi rrugë të gjatë për të bërë, por unë mendoj se tashmë e kemi gjetur rrugën për të pasur turizëm të shtrirë në kohë dhe në territor.

Ministrja bëri me dije se kanë gati projektin e parë të një strategjie kombëtare të turizmit përgjatë viteve 2024-2030. Sipas ministres, strategjia mbështetet në 6 shtylla kryesore të udhëhequra nga 3 parime.

Kumbaro: Sot kemi projektin e parë të një strategjie kombëtare të turizmit 2024-2030. Nga e hëna do të jetë në konsultim publik. Strategjia është instrumeti që projekton zhvillimin e turizmit duke përqafur skenarin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe jo turizmin masiv. Është një strategji që mbështetet në 6 shtylla kryesore duke nisur nga investimet, politika fiskale dhe rregullatore në turizëm, menaxhimi i destinacioneve, zhvillimi i produktit turistik, marketingu dhe përgatitja e profesionistëve të kualifikuar. Këto janë të mbështetura në tre parime bazë, mbrojtja soiciale, mbojtja mjedisore dhe zhvillimi ekonomik. Në vitin 2030 synojmë rritjen me 4 herë të të ardhurave të buxhetit të shetit nga formalizimi i mëtejshëm i sektorit të turizmit, rritjen me 65% të numrit të të rinjve që do të vijojnë studimet e larta në një prej programeve dedikuar turizmit në gjithë sistemin arsimor dhe rrijen me 26 % të qëndrimit mesatar të turistëve në Shqipëri.

Mirela Kumbaro Turizem
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.